Kroacia përpara, po hapen gati të gjitha: Do ta mposhtim të keqen!
BKT
Rajoni dhe Bota

Kroacia përpara, po hapen gati të gjitha: Do ta mposhtim të keqen!

Jeta në Kroaci po kthehet ngadal, dhe sigurt po ecën drejt normalitetit. Gjatë orëve të fundit mediat kroate kanë raportuar vetëm 11 raste të reja të të infektuarëve me koronavirus, dhe se kurba vazhdimisht po shënon rënie.

Këto ditë janë hapur edhe sallonet kozmetike, frizerët, parqet dhe stadiumet përpara banesave janë përplotë fëmijë.
Autoritetet kroate para dy ditëve lejuan këto lehtësime, por edhe këto aktivitete janë me kushte dhe duhet që të punësuarit të kenë maska, dorëza dhe dezinfektues, përcjell INA.

Tashmë është hequr edhe ndalesa e grumbullimit të më shumë se dy apo tre personave. Kryetari i Institutit të Shëndetit Publik, Krunoslav Capak theksoi se po ndiqen me kujdes të gjitha masat lehtësuese.

Janë normalizuar edhe spitalet, pasi që janë hapur hyrje të posaçme për kontrollet e rregullta dhe të zakonshme të pacientëve.

Capak ka thënë se sektori privat brenda një periudhe të shkurtër do të riaktivizohet në mënyrë të plotë. Sipas tij, vazhdimisht po shqyrtohet situata dhe merren vendime.

Sa i përket ceremonive të dasmave, çiftet sërish mund të shkojnë tek klerikët dhe në qendrat ku kurorëzohen, edhe ate në shoqërim të familjarëve. Sa i përket fillimit të dasmave, Instituti i Shëndetit Publik ka thënë se vendimi do të jetë javën tjetër.

Po ashtu ka vendim edhe për jahtet dhe anijet e tjera, të cilat duhet të qëndrojnë në një distancë nga bregu i detit, rekomandohet 24 metra.

Nga java tjetër do të fillojnë çerdhet për fëmijë dhe shkollat, dhe se për këtë ka dhënë mendim Instituti,, por detaje pritet të jap Ministria e arsimit.Megjithatë Sindikata e arsimtarëve kroat ka kërkuar që të shtyhet fillimi i procesit arsimor.

Nga 11 maji do të fillojnë restorantet dhe kafeteritë, por jo me kapacitet të plotë, pasi që kërkohet plotësimi i kushteve, sidomos sigurimi i distancës. Por pronarët e lokaleve kanë thënë se nuk kanë leverdi që të hapin lokalet me disa karrige nëpër ambiente të hapura.

Sa i përket futbollit, pritej një vendim më 4 maj, por megjithatë federate kroate ka prolonguar këtë takim duke parlajmëruar se gjithçka do të vendoset gjatë ditëve në vijim, se kur mund të filloj kampionati vendor i futbollit. (INA)


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota