14:46 / 07.05.2020
Bullgaria u jep ndihmë humanitare 12 shteteve
Qeveria bullgare u livroi 328 000 euro (636 150 leva) ndihmë humanitare 12 shteteve partnere nga Ballkani Perëndimor, Partneriteti Lindor dhe Fqinjësia Jugore e BE-së.
Me një pjesë prej mjeteve do të blihen pajisje mjekësore për Shqipërinë, Kosovën, Serbinë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjën e Hercegovinën, Malin e Zi, Armeninë, Gjeorgjinë, Moldavinë, Ukrainën, Bjellorusinë dhe Irakun. Ndihma përfshin edhe pako me produkte ushqimore me afat të gjatë skadimi të destinuara për Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.























