Milani i ndan rrugët me Begoviç, e ardhmja e tij në Angli
BKT
Sport

Milani i ndan rrugët me Begoviç, e ardhmja e tij në Angli

Erdhi në merkaton e janarit si një zëvendësues i Pepe Reinas, por fati i Asmir Begoviç është shkruar tashmë dhe ai do të largohet nga Milani në fund të sezonit.

Edhe pse kontrata me klubin që e ka në pronësi, Bournemouth, skadon në fund të sezonit, vështirë që Milani do të bëjë ndonjë përpjekje të përfitojë nga kjo dhe ta mbajë përsëri në Milano për sezonin e ardhshëm.

“Gazeta dello Sport” raporton se e ardhmja e boshnjakut është e shkruar të vazhdojë edhe një herë në Premier Ligë.

Ndërsa fati i portës të Milanit mbetet akoma e paqartë, si përsa i përket portierit të parë, momentalisht Donaruma, ashtu edhe një zëvendësuesi.