Vjen lajmi i mirë për Milanin, Ibra zbret në Milano të hënën
BKT
Sport

Vjen lajmi i mirë për Milanin, Ibra zbret në Milano të hënën

Një lajm i rëndësishëm ka ardhur për milanistët ditën e sotme, që lidhet me rikthimin e liderit të ekipit, Zllatan Ibrahimoviç.

Suedezi pritet të zbresë në Milano ditën e hënë.

38 vjeçari zgjodhi të kalonte periudhën e izolimit në Suedi, ku pati mundësinë të stërvitej por edhe të luante një ndeshje miqësore, për arsye se Suedia nuk zbatoi kurrë izolimin si masë kundër koronavirusit.

Lajmi për rikthimin e Ibrës në Milano u mësua nga “Calciomercato.com”. Menjëherë sapo të rikthehet në Itali, Ibrahimoviç do t’i nënshtrohet vetëizolimit 14 ditor, i detyrueshëm për të gjithë ata që vijnë nga jashtë.

Suedezi zgjodhi të rikthehej te Milani në merkaton e dimrit me dëshirën për t’i dhënë një dorë klubit kuqezi për t’u ringritur. Efekti “Ibra” u ndje që në ditën e parë kur ai zbriti në fushë me skuadrën e “djallit”. 

Gjithsesi, mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij, teksa kontrata i përfundon në fund të sezonit aktual.