Pjanic marrëveshje me Barçën, Juventusi gjen zëvendësuesin në Francë
BKT
Sport

Pjanic marrëveshje me Barçën, Juventusi gjen zëvendësuesin në Francë

Juventusi ka gjetur zëvendësuesin e Miralem Pjanic i cili raportohet se me Barcelonën ka arritur një marrëveshje personale.

Sipas “L’Equipe”, drejtuesit bardhezinj kërkojnë të marrin shërbimet e talentit të Olympique Lyonit, Houssem Aouar.

Francezët kanë vendosur ta hedhin në treg talentin e tyre edhe për faktin që dështuan të kualifikohen në kompeticionet evropiane.

Klubi i Lyonit nuk e ka ndërmend që ta lëshojë atë për të paktën 50 milionë euro. Kujtojmë që Aouar ka shënuar 9 gola dhe ka asistuar 7 herë në 35 paraqitje të bëra me skuadrën e Lyon.