17:40 / 11.05.2020
Pendarovski nesër takim me liderët e subjekteve politike
Në “Villa Vodno” nesër prej orës 13.00 mbahet takim i liderëve, ku janë ftuar kryetarët e partive politike parlamentare nga pushteti dhe opozita, të cilët në zgjedhjet e fundit parlamentare kanë fituar mandate të deputetit me lista të pavarura, kumtoi sot Kabineti i presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Në takim janë ftuar kryetarët e LSDM – Zoran Zaev, BDI – Ali Ahmeti, VMRO-DPMNE – Hristian Mickoski, Aleancës për Shqiptarët – Ziadin Sela, Alternativës – Afrim Gashi, Lëvizjes BESA – Bilall Kasami dhe PDSH – Menduh Thaçi.
Në takimin e liderëve janë ftuar edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe kryetari i Qeverisë, Oliver Spasovski./AlsatM/























