11:38 / 14.05.2020
Radev i drejtohet Kushtetueses për masat e jashtëzakonshme epidemike
Presidenti Rumen Radev iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për dispozitat në Ligjin për Shëndetin dhe shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme epidemike në vend.
Kreu i Shtetit kundërshton të drejtën e Këshillit të Ministrave për ta shpallur gjendje të jashtëzakonshme epidemike, mungesën e afatit përfundimtar të vazhdimësisë së masës, kriteret formale për vlerësimin e rrezikut për jetën dhe shëndetin e njerëzve dhe kufizimin joproporcional të të drejtave të tyre.
Sipas Presidentit amendamentet në Ligj e largojnë nga standardet kushtetuese, të cilat lejojnë kufizimin e të drejtave kryesore. Injorohet edhe roli i pushtetit legjislativ në këtë proces, thuhet në argumente.























