Ylli i Lyonit në Premier League?
BKT
Sport

Ylli i Lyonit në Premier League?

Ylli i Lyonit, Moussa Dembele duket së karrierën do ta vazhdojë në Premier League.

Sipas mediave të huaja, Dembele karrierën do ta vazhdojë tek klubi i famshëm anglez, Manchester United.

“Djajtë e Kuq” raportohet së në parim kanë arritur marrëveshje me Lyonin për transferimin e yllit francez në “Old Trafford”.

United për këtë transferim në arkën e Lyonit, do të derdhin 62 milionë euro. Dembele këtë sezon të garave, ka treguar formë të lartë duke shënuar 22 gola dhe shtatë asistime në Ligue 1.