Juventus e do Neymar-in, sakrifikon yllin e skuadrës
BKT
Sport

Juventus e do Neymar-in, sakrifikon yllin e skuadrës

Juventus është duke provuar që të transferojë sulmuesin e PSG-së, Neymar.

Braziliani pritet të largohet nga “Parku i Princave” dhe mbetet i lidhur me rikthimin te Barcelona.

Mirëpo, “Zonja e Vjetër” ka rikthyer interesimin për Neymar dhe ka vendosur Paulo Dybala-n në ofertë.

Gjiganti italian është duke provuar të bashkojë dyshen Neymar dhe Cristiano Ronaldo, që të fitojnë Ligën e Kampionëve, trofe të cilin nuk e kanë fituar që sa vite.

Gjithashtu Juventus do pranojë të paguajë pagesën e brazilianit, në çfarë do vlerë që kërkon vet lojtari.

Mirëpo, nëse oferta refuzohet nga PSG, atëherë Juventus nuk do provojë përsëri sepse nuk ka para për të paguar kartonin.