Mourinho e do yllin e Betisit
BKT
Sport

Mourinho e do yllin e Betisit

Sulmuesi i Real Betis , Lauren Moron raportohet së është në shënjestër të klubit anglez,  Tottenham.

Sipas mediave britanike, trajneri i “Spurs” Jose Mourinho është duke e monitoruar sulmuesin e Betisit.

Tekniku portugez synon që gjatë kësaj verë, ta forcoj repartin e sulmit, dhe Moron mësohet së është në listën e Mourinhos.

Por, ylli i Betisit kërkohet edhe nga dy klubet e mëdha italiane, AC Milan dhe Napoli.

Moron aktualisht me Betisin ka marrëveshje deri në vitin 2022, por lojtari nuk dëshiron të nis negociata me skuadrën spanjolle për kontratën e re, duke e lënë të hapur mundësinë për një përvojë të re në futbollin e evropian.

Moron, klauzola e të cilit kap shifrën 60 milionë euro, ka treguar formë të lartë këtë sezon të garave, duke shënuar nëntë gola dhe ka bërë dy asistime në 26 paraqitje në La Ligë.