10:24 / 17.05.2020
Everton i bashkohet garës për Koulibaly
Everton është i gatshëm të garojë me Liverpool për shërbimet e mbrojtësit të Napolit, Kalidou Koulibaly.
Senegalezi është i lidhur me largimin nga “San Paolo” pas disa viteve sepse dëshiron të fitojë trofe.
Sipas mediave italiane, Carlo Ancelotti që e stërviti vitin e kaluar lojtarin, dëshiron ribashkimin.
Mirëpo, për shërbimet se 28-vjeçarit duhet të paguajë 100 milionë euro dhe të luftojë me rivalin lokal, Liverpool.
Thuhet se trajneri i “Reds”, Jurgen Klopp është admirues i lojtarit dhe e sheh si partneri ideal për Van Dijk.























