Futbolli rikthehet edhe në Kosovë; Nga sot lejohen stërvitjet e klubeve
BKT
Sport

Futbolli rikthehet edhe në Kosovë; Nga sot lejohen stërvitjet e klubeve

Ministria e Shëndetësisë ia ka dhënë dritën e gjelbër klubeve të futbollit për t`i nisur stërvitjet gjatë fazës së dytë të masave lehtësuese, me qëllim që garat të vazhdohen në fillim të qershorit në fazën e tretë të masave lehtësuese pas pandemisë COVID-19.

Klubeve të futbollit në Kosovë prej sot i është lejuar t’i kthehen stërvitjeve në grup, ka bërë të ditur zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.

“Futbollistëve u është lejuar stërvitja në pajtim me udhëzuesin e hartuar midis FFK/MSh/Ikshpk/ me qëllim që në qershor të mund t’i zhvillojnë garat nëse situata epidemiologjike shkon ne favor të kësaj. Gjatë majit lejohen vetëm stërvitjet dhe kjo vlen vetëm për futbollin”, ka thënë Hoti për “Kohën”.

Futbolli në Kosovë është pezulluar që nga 13 marsi shkaku i koronavirusit. Kthimi i aktiviteteve sportive është paraparë në fazën e tretë të lehtësimit të masave, që nisë nga 2 qershori.