ASH-ja thirr mbledhje në hapësirë të mbyllur në kohë pandemie
Në redaksinë e Gazetës Express kanë arritur disa fotografi nga një person që dëshiron të mbetet anonim, i cili thotë se Aleanca për Shqiptarët për nesër ka thirrur mbledhje në selinë e Tetovës dhe se i ka kontaktuar anëtarët e degës së Tetovës, anëtarët e Forumit Rinorë të Aleancës për Shqiptarët dhe këshillin mbikëqyrës.
Sipas fotografive, lë të nënkuptohet se do të ketë numër të madh të anëtarëve të organeve të ndryshme partiake në hapësirë të mbyllur e ku nuk mundet të respektohet distanca sociale e rekomanduar nga OBSH-ja dhe Qeveria e Maqedonisë për shkak të koronavirusit.
Redaksia e Gazetës Express në Maqedoni i posedon si dëshmi edhe ftesat e dërguara nga udhëheqësit e organeve partiake në grupe por edhe individëve të caktuar por nuk do i publikojë për shkak të ruajtjes së privatësisë























