Maqedoni e Veriut, 30 të arrestuar për mosrespektim të orës policore

Maqedoni e Veriut, 30 të arrestuar për mosrespektim të orës policore

Gjatë natës së kaluar 38 persona nuk kanë respektuar orën policore, 30 prej të cilëve janë arrestuar, ndërsa për të tjerët do të jepen parashtresat e duhura, informojnë nga MPB.

Në gjithë territorin e vendit 210 personave u janë dhënë vendimet për izolim, ndërsa shtatë persona kanë nënshkruar deklaratën për vetizolim.

Nga ana e policisë gjatë kontrolleve të personave që janë në izolim dhe vetizolim kanë konstatuar se një person nuk ka respektuar masën.