Kasami: Shumë struktura të ASH-së po kalojnë në Besa

Kasami: Shumë struktura të ASH-së po kalojnë në Besa

Përveç degës së Aleancës për Shqiptarët në Tetovë, edhe shumë struktura dhe degë e nëndegë të tjera pritet që të kalojnë në Lëvizjen Besa pas aderimit të Altim Mahmutit.

Kështu thotë kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në një intervistë për T7 dhe Gazetën Express, duke numëruar një nga një strukturat prej ku priten kalimet e radhës.

Kasami thotë se disa nga këto aderime madje nuk do i bëjnë publike por që figurat më me ndikim edhe do të publikohen.