Zgjedhjet në Maqedoni, Presidenti pret përafrim të qëndrimeve partiake

Zgjedhjet në Maqedoni, Presidenti pret përafrim të qëndrimeve partiake

Nuk do të ketë takim të ri liderësh, derisa nuk ka përafrim të qëndrimeve mbi datën e zgjedhjeve. Ky qëndrim i kabinetit të presidentit Stevo Pendarovski vjen pak ditë pas takimit të liderëve, nga i cili nuk doli datë për zgjedhje. Kabineti i Pendarovskit nuk komenton para

Kabineti i Presidentit
“Presidenti është i gatshëm të thërras takim të ri në momentin që vlerësohet se ka përafrim të qëndrimeve. Qëndrimi i gjitha partive politike është se data e zgjedhjeve duhet caktuar me konsensus dhe duhet pasur proces gjithëpërfshirës”. 

“Takim të ri pas përafrimit të qëndrimeve” – “Datë me konsensus, proces inkluziv” 

Por dy partitë e bllokut  politik maqedonas pranojnë se nuk po punohet mbi përafrimin e qëndrimeve. VMRO-DPMNE-ja kërkon që negociatat t’i nisë LSDM-ja.

Për momentin nuk ka përafrim të qëndrimeve, por derisa ka ndonjë nismë nga ana tjetër do të ishte e mundur. Neve në rend të parë kemi shëndetin e qytetarëve, pastaj zgjedhjet- deklaroi Dimçe Arsovski, Zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

LSDM-ja i jep ultimatum opozitës për marrëveshje mbi datën e zgjedhjeve.

“Marrëveshja për datë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare është e mundur derisa zgjat gjendja e jashtëzakonshme. Pas saj në fuqi hyn ligji i cili zgjedhjet i parashikon më 21 qershor- pohoi Bogdanka Kuzeska, Zëdhënëse e LSDM-së.

LSDM kërkon zgjedhje më 21 qershor, ndërsa VMRO-DPMNE-ja propozo fundin e gushtit, fillimin e shtatorit. /Alsat-m