Maqedoni, nuk ka përafrim të qëndrimeve mes partive për zgjedhjet në vend

Maqedoni, nuk ka përafrim të qëndrimeve mes partive për zgjedhjet në vend

Nuk ka përafrim të qëndrimeve mes LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së rreth datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Të dy palët mbeten në pozicionet e tyre, por ende nuk e përjashtojnë mundësinë për marrëveshjeje të mundshme, megjithëse insistojnë që pala tjetër të heqë dorë.

LSDM kërkon zgjedhje më 21 qershor, ndërsa OBRM-PDUKM propozon konfrontim elektoral në fund të gushtit ose fillim të shtatorit. Partitë nga blloku politik shqiptar janë duke pritur për marrëveshjen mes LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së, megjithëse BDI publikisht u deklarua për zgjedhje të shpejta, varësisht nga gjendja me Kovid-19, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa janë për zgjedhje më 26 korrik, ndërsa BESA është kundër zgjatjes së zgjedhjeve dhe do të pranojë konsensus të mundshëm ndërpartiak.

Marrëveshje për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare është e mundur derisa zgjat gjendja e jashtëzakonshme, por nëse kjo nuk ndodh, afatet e përcaktuara me ligj mbeten të respektohen, thonë nga LSDM. Ata besojnë se duhet të bëhen përpjekje për të përcaktuar datën, sepse zgjatja e zgjedhjeve në vjeshtë do të ishte shumë e rrezikshme për vendin, për shkak të mundësisë së një vale të re të koronavirusit.

Deri tani, nuk ka nisma për takim të ri të liderëve tek presidenti Stevo Pendarovski. Në dy takimet e mbajtura deri tani, liderët e partive nuk kanë arritur konsensus për datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Fillimisht, zgjedhjet u caktuan për 12 prill, por për shkak të pandemisë koronavirus dhe gjendjes së jashtëzakonshme, ato u shtynë me Dekret qeveritar me fuqi ligjore.