17:12 / 22.05.2020
Vdes trajneri legjendar i NBA, Jerry Sloan
Një lajm jo i mirë vjen për botën e sportit në përgjithësi dhe basketbollin në veçanti.
Ish trajneri legjendar i Utah Jazz, Jerry Sloan, ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeçare, sipas ish lojtarit të Jazz, Mehmet Okur.
Sloan ka qenë trajner kryesor i Utah për 23 vjet, duke i dërguar në Play Off 15 herë radhazi, nga vitet 1989-2003.
Sloan ka pasur një karrierë të mirë edhe si basketbollist, duke veshur fanellën e Chicago Bulls, transmeton lajmi.net.
Për nder të rij, fanella me numër 4 te Chicago Bulls është pensionuar.























