Dy klubet e mëdha angleze pas Adam Lallana
BKT
Sport

Dy klubet e mëdha angleze pas Adam Lallana

Everton dhe Arsenal janë të interesuara për mesfushorin e Liverpoolit, Adam Lallana.

Kontrata momentale e lojtarit skadon në fund të sezonit, mirëpo nuk dihet nëse do qëndrojë, pavarësisht që klubi ka mundësinë t’ia vazhdojë edhe për një sezon.

Lallana pritej të largohet nga “Anfield”, mirëpo shkaku i pandemisë së koronavirusit nuk dihet nëse Liverpool do e lejojë, pasi nuk ka financa për të bërë transferime të reja.

Arsenal është duke kërkuar mesfushor ofansiv dhe që disa muaj në ‘radarin’ e tyre është Lallana, për të cilin nuk ka bërë ndonjë ofertë zyrtare.

Ndërsa, Everton dëshiron të bëjë sa më shumë përforcime në mënyrë që sezonin e ardhshëm të jetë konkurrent për top 6.