Serbia përkrah Kishën Ortodokse për destabilizimin e Malit të Zi
Sharr Travel

Serbia përkrah Kishën Ortodokse për destabilizimin e Malit të Zi

Qendra Dixhitale e Forenzikes (QDF) e Lidhjes Atlantike të Malit të Zi ka zbuluar lidhjen e rrjetit të llogarive të lidhura me Partinë Serbe të Përparimtare (SNS) dhe liderin e saj, presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Siç thekson REL, kjo organizatë, në periudhën nga 14 deri më 20 maj të këtij viti, ka vërtetuar 2.025 publikime nga 637 profile (llogari) të rrejshme.

Publikimet kanë përmbajtur fjalët kyç:

Mali i Zi dhe emrin përdorues të presidentit të Serbisë në: [email protected]

Mesazhet që mund të gjendeshin aty ishin të  tipit:

Populli serb në Mal të Zi po duron kërcënime e tirani dhe fajtori kryesor për këtë është presidenti Milo Gjukanoviq;

Kishat në Mal të Zi janë serbe dhe kështu do të mbeten e Mali i Zi duhet t'i mbrojë serbët në Mal të Zi.

Milan Jovanoviq nga QDF thotë për REL që këto publikime janë plasuar në mënyrë të koordinuar dhe janë intensifikuar me 14 maj, pas tensioneve të fundit në Mal të Zi.