Tri ditë pa asnjë rast, ky vend i rajonit po fiton betejën me COVID-19
Sharr Travel

Tri ditë pa asnjë rast, ky vend i rajonit po fiton betejën me COVID-19

Kroacia nuk ka regjistruar asnjë të infektuar me koronavirusin e ri, gjatë 24 orëve të fundit. Kjo është dita e tretë me rradhë, që autoritetet shëndetësore kroate nuk kanë regjistruar asnjë rast me COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi.

Aktualisht në spitalet kroate, trajtim mjekësor po marrin 38 pacientë. Gjashtë prej tyre janë të vendosur në respiratorë.n Numri i të shëruarve ka arritur në 2,047.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në këtë vend, që nga fillimi i epidemisë, mbetet 2,244. Kroacia ka shënuar gjithsej 101 raste te vdekjeve nga COVID-19.