5 të vdekur dhe 35 të infektuar në Maqedonin Veriore
Sharr Travel

5 të vdekur dhe 35 të infektuar në Maqedonin Veriore

5 pacientë kanë ndërruar jetë dhe 35 raste të reja me Virusin Korona u shënuan gjatë 24 orëve të fundit në vend. 4 të vdekurit janë nga Shkupi dhe njëri nga Struga.

Ndërsa, të infektuar 22 janë nga Shkupi, 6 nga Tetova, 4 nga Kumanova dhe nga 1 prej Gostivari, Struga dhe Shtipi. Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se sot u shëruan 19 pacientë.