Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Sharr Travel

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira të pakta dhe periudha me diell. Pasdite do të ketë kushte për reshje të shiut, si dhe do të fryjë erë nga drejtimi perëndimor.

Temperaturat e minimale do të lëvizin prej 5 deri 11 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 16 deri 25 gradë celcius.

Gjatë ditëve të ardhshme, moti do të jetë me diell, ndërsa në disa vende do të ketë edhe kushte për reshje të shiut.