MPB Maqedoni: 392 persona janë vendosur në izolim
Sharr Travel

MPB Maqedoni: 392 persona janë vendosur në izolim

Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë ditës së kaluar në territorin e të gjithë vendit 392 personave ju është dhënë vendim për izolim, ndërsa 150 të tjerë kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim.

MPB gjithashtu informon se zyrtarët policorë kanë kryer kontrolle tek personat që ndodhen në izolim dhe vetizolim, ndërsa nuk janë regjistruar raste të mosrespektimit të këtyre masave.

Ndërsa sa i përket mosmbajtjes së maskës për mbrojtje personale, MPB informon se janë regjistruar 475 shkelje.