Rikthehet fuqishëm koronavirusi në Maqedoni, izolohen disa qytete
BKT
Rajoni dhe Bota

Rikthehet fuqishëm koronavirusi në Maqedoni, izolohen disa qytete

Shkupi, Kumanova, Tetova dhe Shtipi do të jenë në karantinë nga e enjtja në ora 21.00 deri të hënën në ora 05.00.

Këtë vendim e solli Qeveria pas propozimit të Komisionit për sëmundje infektive.

Duke filluar prej të premten dhe deri të hënën në karantinë do të jenë edhe qytetet e tjera por me orë të caktuar policore duke filluar nga ora 16.00 deri në ora 05.00 të ditës së nesërme.

Vendimi i këtillë sipas ministrit Venko Filipçe u soll për shkak se, sipas tij, kjo është mënyra e vetme për të vendosur në kontroll qytetet të vilat janë shndërruar në vatër të virusit korona


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota