Javë me mot të paqëndrueshëm, do të ketë reshje shiu
BKT
Rajoni dhe Bota

Javë me mot të paqëndrueshëm, do të ketë reshje shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se gjatë këtyre pesë ditëve do të ketë mot të paqëndrueshëm.

IHK njofton se në fushat barike do të ketë luhatje minimale, ndërsa fushat termike mbesin pothuaj konstante, si në temperaturat minimale, ashtu edhe në ato maksimale.

Dhoma moderne, ushqim, pije pa limit, parking e WiFi - rezervoje tani hotelin më të mirë në Shqipëri

Reshjet e shiut të përcjella me shkarkime rrufesh, parashihen të jenë lokale dhe afatshkurta, por prezent në të gjitha ditët e kësaj jave.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-27 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-10 m/s.

 

 

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota