Eto’o: Messi duhet të luajë deri në moshën 70 vjeçare
BKT
Sport

Eto’o: Messi duhet të luajë deri në moshën 70 vjeçare

Samuel Eto’o nuk ka kursyer lëvdatat për Lionel Messi.

Ish sulmuesi i Barcelonës, Samuel Eto’o, ka dhënë disa komente për ish shokun e skuadrës, Lionel Messi.

Messi, gjashtë herë fituesi i Topit të Artë, vlerësohet lart nga kamerunasi. Madje, ky i fundit thotë se argjentinasi duhet të luajë deri në moshën 70 vjeçare, në mënyrë që njerëzit ta shijojnë më gjatë.

“Leo është lojtari më i mirë në botë dhe më i miri i të gjitha kohërave. Unë gjithmonë do të zgjedhja skuadrën duke pyetur se kë Messi dëshiron ta ketë përkrah”, ka thënë Eto’o, transmeton lajmi.net.

“Secila skuadër në botë e dëshiron Messin. Pastaj, duhet t’i japim mbështetje. Ai nuk mund të vrapojë si 25 vjeçar, edhe pse ndonjëherë e bën atë”, shtoi kamerunasi.

“Ajo që duhet të bëjmë si tifozë të Barcës është t’i japim skuadrën më të mirë në botë, për ta shijuar atë. Ai duhet të luajë deri në 70 vjeç, kështu që mund ta shijojmë më gjatë”, ka thënë mes tjerash ish sulmuesi i Barcelonës.

Messi pritet të jetë gati për ndeshjen që Barcelona këtë vikend e zhvillon kundër skuadrës së Mallorca.