Superliga vazhdon sot me dy sfida drithëruese
Pas dy ndeshjeve të djeshme të cilat e hapën xhiron e 24 të Superligës, elita e futbollit vendor sjellë sot edhe dy ballafaqime tjera.
Prishtina është mysafire e Vushtrrisë, te e cila shkon për të marrë trepikëshin që do ta ngriste (përkohësisht) në krye të renditjes, përcjellë Gazeta Olle.
Duke parë formën dhe kapacitetin e Vushtrrisë, lirisht mund të themi që transfertë më të lehtë në “Ferki Aliu” Prishtina nuk ka pasur moti, raporton Olle.
Në ndeshjen tjetër të ditës, Llapi pret Drenicën në “Zahir Pajaziti”.
Trepikëshi do të jetë synim i vetëm për llapjanët, që duket se akoma besojnë në pozitën e dytë (!), kurse për drenicasit do të ishte pozitiv edhe barazimi.
Ndeshjet fillojnë prej orës 17:00.
IPKO SUPERLIGA
17:00 Vushtrria – Prishtina
17:00 Llapi – Drenica.























