Dy yjet e Shkëndijës drejt Superligës së Kosovës!
Besart Ibraimit, Armend Alimit Gledi Micit iu përfundojnë kontratat me Shkëndijën e Tetovës.
Kryesia e klubit ka nisur bisedimet për rinovimet e kontratave me futbollistët në fjalë, megjithatë ka mospajtueshmëri mes palëve, shkruan gazetari Reshat Ibrahimi.
Siç mësohet, drejtuesit e klubit iu kanë ofruar kontrata më të ulta, të cilat kushte Besart Ibraimi, Armend Alimi, Gledi Mici nuk janë në gjendje të pranojnë.
Gazetari Reshat Ibrahimi merr vesh se situatën te Shkëndija me vëmendje të madhe po e ndjek një klub i madh kosovar, i cili është në gjendje t’ua plotësojë kërkesat futbollistëve.
Ndërsa, Micin e dëshirojnë disa klube në Shqipëri.
Kryesia e Shkëndijës dhe futbollistët e sipërpërmendur kanë lënë edhe një takim me qëllim të gjetjes së gjuhës së përbashkët dhe në ditët në vijim do të dihet se çfarë do të ndodh.
Hë për hë nga Shkëndija u larguan Çeshmexhiev dhe Samir Fazli, ndërsa është kthyer Egzon Bejtullai.























