15:14 / 13.06.2020
Gara për titull në La Liga: Ndeshjet e mbetura të Realit dhe Barces
Derisa La Liga do të vazhdojë sot me ndeshjet e xhiros së 29-të, të gjithë sytë do të jenë te Barcelona dhe Real Madrid, që po kërkojnë titullin e La Ligas këtë sezon.
Me 11 ndeshje që kanë mbetur deri në fund, Barcelona janë vetëm dy pikë para Real Madrid.
Real Madrid tani mund të llogarisin në shërbimet e Eden Hazard dhe Marco Asensio, të cilët janë kthyer nga lëndimet, duke rritur besimin te skuadra se mund të kalojnë Barcelonën në betejën për titull.
Sfidat më të vështira për Real Madrid mbeten ato me Real Sociedad, Valencia, Athletico Bilbaos dhe Villarreal.
Në anën tjetër, Barcelona takohet me Sevillan, Athletico Bilbaon, Atletico Madrid, Villarreal dhe derbin kundër Espanyol.























