Roma ofron Florenzin në këmbim të sulmuesit të Atalantës
Pas një huazimi 6-mujor te Valencia, Alessandro Florenzi pritet të rikthehet te Roma në fund të sezonit, por vetëm për pak kohë, pasi futbollisti nuk bën pjesë në planet e trajnerit dhe verdhekuqtë pritet ta largojnë sërish.
Së fundi, sipas mediave italiane, Roma po negocion me Atalantën për të shkëmbyer anësorin italian me sulmuesin kolumbian Luis Muriel, i cili pëlqehet shumë në kryeqytet, pasi mund të luajë në krah të Dzekos, por edhe të shërbejë si një alternativ e mirë e boshnjakut.
Edhe trajneri i bergamaskëve, Gian Piero Gasperini ka dhënë miratimin e tij për afrimin e Florenzit, që është një njohës i mirë i kampionatit italian dhe për më tepër, do të përshtatej mjaft mirë në rreshtimin 3-4-3 që Atalanta përdor.
Marrëdhëniet e klubit të Romës me atë të Atalantës janë mjaft të mirë dhe kjo konfirmohet edhe nga operacionet e shumta që kanë mbyllur në vitet e fundit, ku lojtarë si Cristante, Mancini, etj., janë transferuar në kryeqytet.























