“Mbappe është e ardhmja e PSG-së, s’largohet as Neymar”
BKT
Sport

“Mbappe është e ardhmja e PSG-së, s’largohet as Neymar”

Drejtori Sportiv i Paris Saint-Germain Leonardo është i bindur se e ardhmja e Kylian Mbappe dhe Neymar është në Paris, raportojnë mediat franceze.

Të dy sulmuesit e kampionëve në fuqi të Francës, janë të lidhur me largimin nga PSG gjatë kësaj verë.

Mbappe prej kohësh është cak i Real Madrdit, kurse braziliani preferon rikthimin tek ish-klubi i tij, Barcelona.

Megjithatë, Leonardo është i bindur se “Mbappe dhe Neymar do të qëndrojnë në Paris, të pakën deri në verën e ardhshme”.

Francezi dhe brazilianin kanë kontratë me parisienët deri në verën e vitit 2022.