10:20 / 16.06.2020
Maqedoni Veriore: Si pasojë e Covid-19, brenda 24 orëve janë izoluar 860
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë Veriore njofton se gjatë 24 orëve të fundit 860 personave u është dhënë vendim për izolim, derisa 199 të tjerë kanë nënshkruar vendim për vetizolim si pasojë e pandemisë Covid-19.
Policia ka kryer kontrolle të rregullta ndaj personave që gjenden në izolim dhe vetizolim ku janë regjistruar dy shkelje të masës së izolimit-vetizolimit.
Nga MPB gjithashtu informojnë se 559 persona kanë shkelur masën për mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse, gjegjësisht mbajtjen e maskës./AlsatM/























