Gjyqtari i Superligës së Kosovës infektohet me koronavirus
BKT
Sport

Gjyqtari i Superligës së Kosovës infektohet me koronavirus

Gjyqtari kosovar, Ilir Mehmeti, ka dalë pozitiv në Covid-19, pas testimit në Qendrën Infektive.

Ai ka shkruar në Facebook se është vetë-izoluar menjëherë si dhe gjendja e tij aktualisht është stabile.

Ai ka theksuar që shpreson se numri i të prekurve me koronavirus do të ulet gjatë ditëve në vijim.

“Te nderuar miq, pas testimit ne Qendren Infektive per shkak te disa simptomave te shfaqura, une sot kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Menjehere jam veteizoluar dhe jam ne gjendje te mire shendetesore.

Shpresoj shume se numri i te prekurve nga Covid-19 do te zvogelohet ne ditet ne vijim dhe se do ta kalojme kete pandemi sa me lehte qe eshte e mundur. Deri atehere, ju uroj juve dhe te dashurve tuaj shendet dhe siguri.

Kujdes po, panik jo!”, ka shkruar ai.