19:12 / 19.06.2020
Drita mposht Ferizajn, “blindon” kreun
Drita ka marr një fitore të radhës kësaj here ndaj Ferizajt në kuadër të xhiros së 25-të në Ipko Superligë.
Gjilanasit, fituan me rezultatin 2:0, në duelin e luajtur sot. Rexha dhe Cuculi ishin shënuesit në këtë duel për Dritën, dhe që të dy shënuan gjatë pjesës së dytë të ndeshjes.
Në këtë duel, skuadra e Ferizajt nuk ishte fare skuadër që rrezikojë portën e Dritës, pasi ishte e orientuar e gjitha në defanziv, raporton Olle.
Drita me fitore thellon epërsinë në pesë pikë ndaj përcjellësit të dytë Prishtinës që luan nesër.
Kurse, Ferizaj mbetet në pjesën e poshtme të tabelës, dhe një nga pretendentët kryesor për të rënë në Ligën e Parë.























