16:14 / 21.06.2020
Hoteleria në Mal të Zi, bie qarkullimi deri 80 për qind
Qarkullimi në hotelerinë në Mal të Zi, në varësi të kategorisë së objektit dhe strukturës së mysafirëve, është më i ulët nga 50 deri në 80 për qind në krahasim me vitin e kaluar, dhe disa nga hotelierët as nuk i kanë hapur objektet e tyre, tha sot kryetari i Shoqatës së hotelerisë së Budvës Vido Markiçeviq.
Ai për gazetën ‘Pobjeda’ të Podgoricës ka thënë se objektet e hotelerisë, pasi u rihapën pas një ndalese pune dy mujore, po përpiqen të mbajnë të gjithë punëtorët dhe se ata paguajnë pjesën më të madhe të pagave të tyre nga fitimet në vitet e kaluara.























