Kumbulla e bën “lëmsh” Italinë
BKT
Sport

Kumbulla e bën “lëmsh” Italinë

Mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla, ka marrë gjithë vëmendjen mediatike në Itali, teksa kërkohet nga ekipet më të njohura. 

Juventusi dhe Inter janë në garë për ta transferuar, ndërsa në kohët e fundit terren ka fituar Lazio.

“Gianluca di Marzio” raporton një takim që do të ndodhë në Romë mes dy presidentëve të ekipeve të Lazios dhe Veronës. Pra Lotito që do të mundohet të bind Septums për të marrë Kumbullën. Kjo garë e fortë detyron drejtuesin e Lazios për të bërë punën e Igli Tares, pasi nuk konsiderohet si një transferim i lehtë.

Mbetet të shihet nëse do të ketë një dakordim, ndërsa kjo do të ishte dhurata më e mirë për Inzaghin me arritjen në Champions League.