Dortmund e bën të qartë, kartoni i Sanchos nuk zbritet
BKT
Sport

Dortmund e bën të qartë, kartoni i Sanchos nuk zbritet

Borussia Dortmund nuk do e zbres vlerën e kërkuar për sulmuesin Jadon Sancho.

20-vjeçari cilësohet si një ndër sulmuesit më të mirë në botë, pasi impresionojë në Bundesligë.

Manchester United shihet si destinacioni i radhës për anglezin, por Dortmund do e lejojë këtë transferim vetëm nëse paguhet vlera e 117 milionë eurove.

Sancho është i hapur për rikthimin në Angli pas tri viteve, ngase më herët ishte pjesë e City-t, transmeton Gazeta-Topi.

Thuhet se edhe Real Madrid, Liverpool dhe Chelsea kanë treguar interesim, por s’kanë bërë ndonjë ofertë zyrtare.