19:23 / 25.06.2020
Pensionohet ish-futbollisti i Barçës
Një lëndim i rëndë ka përshpejtuar pensionimin nga futbolli për mbrojtësin Jeremy Mathieu.
Francezi së fundi ishte pjesë e Sporting Lisbonë në Portugali, ndërsa gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellën e Valencias dhe Barcelonës.
Në fakt, nëse Barcelona ka ditur të habisë me transferimin e mbrojtësve të qendrës, Mathieu pikërisht ka qenë një prej tyre.
Barcelona në vitin 2014, pagoi 20 milionë për francezin, që atëkohë kishte 30 vjet, duke u bërë mbrojtësi më i shtrenjtë në histori për moshën e tij.
Për katalanët, Mathieu ka regjistruar 62 paraqitje, duke shënuar tri gola.























