Rivaldo këshillon Setien: Rimendojë taktikat
BKT
Sport

Rivaldo këshillon Setien: Rimendojë taktikat

Legjenda e Barcelonës, Rivaldo, beson se trajneri Quique Setien, duhet të rimendojë për taktikat.

Luis Suarez është rikthyer nga lëndimi, mirëpo është duke qëndruar pas Martin Braithwaite dhe Antoine Griezmann.

Rivaldo beson që Barcelona duhet të përmirësohet më shumë dhe Setien duhet të gjejë formulën e duhur.

“Është e qartë se Barcelona duhet të përmirësohet dhe varet nga Setien të gjejnë formulën për të bërë diçka të re”.

“Ai duhet të gjejë mënyrën për të avancuar me kualitetin e lojtarëve. Në ndeshjet e fundit të gjithë janë duke dyshuar sepse jemi mësuar të shohim Barcelonë tjetër”, theksoi ai.

Barcelona është në pozitën e dytë në tabelë me pikë të barabarta me rivalin Real Madrid.