17:31 / 28.06.2020
Arsenali kualifikohet në gjysmëfinale të FA Cup
Arsenali ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të FA Cup.
Arsenali ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të FA Cup.
Klubi londinez mposhti Shefield United në Bramell Lane me rezultat 1:2.
Golat e fitores për Arsenalin i shënuan Nicolas Pepe dhe Dani Ceballos, ndërsa për vendësit shënoi sulmuesi David McGoldrick.
Kualifikimin Arsenalit ia siguroi mesfushori spanjoll Dani Ceballos kur shënoi në minutën e 90-të.
Pas Manchester United që u kualifikua dje, tashmë edhe Arsenali është në gjysmëfinale të garës më të vjetër të futbollit anglez.























