17:32 / 28.06.2020
Syla: Bullgaria ende po përballet me pandeminë
Covid-19 ekziston dhe është vdekjeprurës. Gjatë vjeshtës përveç tij do të ketë edhe grup sezonal, komentoi para NovaTV doktor Skender Syla, përfaqësues i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Bullgarinë.
Tani ka vatra të vogla të infeksionit por në më shumë rajone dhe numri i të infektuarve po rritet pas lehtësimit të masave. Duhet të jemi të disiplinuar dhe të përgjegjshëm.
Bullgaria përballet shumë mirë me pandeminë në krahasim me vendet e tjera, tha doktor Syla.























