Drita nuk gabon, fitojnë edhe Flamurtari e Trepça`89
Kanë përfunduar tri ndeshjet e sotme, të cilat u zhvilluan në kuadër të javës së 27-të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll
Bie në sy fitorja e Trepçës ’89 në udhëtim te Drenica (4:2), ndërsa në fushat e tyre fituan Drita e Flamurtari ndaj Dukagjinit (2:0), përkatësisht Ferizajt (3:2).
Milot Avdyli (7’), Engjëll Hoti (29’), Leart Emini (58’) dhe Berat Ahmeti (89’) shënuan për fitoren shumë të rëndëishme të Trepçës ’89, ndërsa Alban Shillova (16’) dhe Hasan Hyseni (20’) shënuan për Drenicën, skuadër e cila tani nuk mund të jetë shumë e qetë për vazhdim të kampionatit.
Tri pikë të rëndësishme i ka arkëtuar edhe Flamurtari pas fitores ndaj Ferizajt.
Shend Kelmendi (43’ e 58’) dhe Bashkim Shala (50’) shënuan për kuqezinjtë, ndërsa Bunjamin Asani (57’) dhe Filonit Shaqiri (85’) për Ferizajn.
Drita ka shënuar fitoren e gjashtë radhazi, këtë herë me golat e Liridon Lecit (58’) dhe Astrit Fazliut (88’).
Rezultatet:
Drita – Dukagjini 2:0
Drenica – Trepça ’89 2:4
Flamurtari – Ferizaj 3:2
E hënë:
Ballkani – Vushtrria
Gjilani – Llapi
Prishtina – Feronikeli























