Prezantohen rezultatet e hulumtimit për Ballkanin Perëndimor
Sharr Travel

Prezantohen rezultatet e hulumtimit për Ballkanin Perëndimor

Sot Klubi `Bonu Burrë` do të prezantojë rezultatet e hulumtimit të bërë në Ballkanin Perëndimor në kuadër të projektit “Iniciativa e Burrave të Rinj” mbi përfshirjen e lëndës për aftësi për jetë në shkolla të mesme.

KBB do t’i shfaq këto të dhëna me anë të aktivitetit të quajtur ‘’Polling Research Street Action’’. 

Ky aktivitet do të zhvillohet në sheshin “Skënderbeu’’ me vendosjen e platformave të cilat do të përmbajnë të dhënat e nxjerra në formë të grafikoneve. Aktiviteti do të zgjas nga ora 09:00 deri në orën 17:00. 

Të dhënat e këtij hulumtimi janë mbledhur në periudhën maj-qershor 2019 dhe kanë marrë pjesë gjithsej 2500 të intervistuar, në mes të të cilëve kanë qenë të rinjë dhe të reja, prindër, mësimdhënës, profesionistë, përfaqësues të OJQ-ve, përfaqësues të mediave dhe punëdhënës. Pyetësori në pjesë të madhe ka përmbajtur pyetje për opinionin publik mbi edukimin e aftësive jetësore.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit "Burrat dhe djemtë si partnerë në promovimin e barazisë gjinore dhe parandalimin e dhunës dhe ekstremizmit tek të rinjtë në Ballkan", implementuar nga CARE International Ballkan në partneritet me SIT - Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime dhe YMCA në Kosovë dhe mbështetur nga Agjencioni Austriak për Zhvillim dhe Fondacioni Oak.