Zaev: Vetingu në gjyqësor nuk është aprovuar nga delegacioni Evropian
Sharr Travel

Zaev: Vetingu në gjyqësor nuk është aprovuar nga delegacioni Evropian

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev tha se politikën që ai ka premtuar dhe paraqitur e ka bërë përmes Kuvendit dhe Qeverisë.

“Organet gjyqësore vendosin në mënyrë të pavarur, politika nuk ka asnjë ndikim brenda. Legjislacioni ishte detyrimi ynë dhe ne e bëmë atë. Pastrimi i gjyqësorit është ende në proces, në mënyrë që të mund të pastrohet nga të gjitha strukturat kriminale”, tha Zaev.

Sipas tij, vetingu në gjyqësor nuk është aprovuar nga delegacioni Evropian sepse ata kërkuan përgjegjësi individuale dhe tani do të ketë pastrim, njofton Telegrafi.

“Rizgjedhja nënkupton shpërbërjen e tërë gjyqësorit me mundësi që secili të kandidojë”, tha Zaev.