Zaev: Nuk do të pranojmë kushtëzime
Sharr Travel

Zaev: Nuk do të pranojmë kushtëzime

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev shprehet i gatshëm që t’i japë ose t’i kërkojë mandate deputetësh VMRO-DPMNE-së për të formuar Qeverinë e ardhshme, me qëllim që të mos pranojë kurrfarë kushtëzimesh.

Zaev në një duel televiziv me kreun e opozitës, Hristijan Mickoski në “24vesti” madje parashkoi rezultatin zgjedhor në bllokun maqedonas, 55 me 48 në favor të socialdemokratëve.

Jam i gatshëm që përmes bisedimeve t’i jap 13 deputetë Mickoskit sepse aq do t’i duhen për të formuar Qeveri, ose do t’i kërkojë të mi huazojë 6 sepse aq do na duhen neve. Askush nuk guxon të bisedojë me kushtëzime”-tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.