461 persona pa maska, MPB-ja me apel për respektim të masave
Sharr Travel

461 persona pa maska, MPB-ja me apel për respektim të masave

Gjatë natës së kaluar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria për Punë të Brendshme ka regjistruar 461 persona të cilët nuk kanë respektuar vendimin për mbajtje e maskave mbrojtëse.

MPB-ja apelon deri tek qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria dhe që kanë për qëllim mbrojtjen nga Kovid-19.