Perez po e përgatit ofertën më të çmendur në historinë e futbollit
BKT
Sport

Perez po e përgatit ofertën më të çmendur në historinë e futbollit

Kylian Mbappe është fiksimi i Real Madrid në afatin kalimtar. 

Francezi pëlqehet prej kohësh nga “Los Blancos” dhe javë pas jave ideja që klubi i Florentino Perez mund të provojë të realizojë goditjen e madhe bëhet gjithnjë dhe më e mundur.

Real Madrid, në fakt, duket se është i gatshëm të bëjë gjithçka për të siguruar kampionin e botës.

Sipas Ok Diario, madrilenët po mendojnë t’i ofrojnë PSG-së 350 milionë euro që do të paguheshin në katër këste në dy vite, ndërsa lojtarit do t’i garantohej një rrogë 30 milionë euro në sezon.

Një shifër e padëgjuar më parë në treg dhe që do të pranohej nga klubi francez. PSG duhet të ketë në fillim mundësinë të zëvendësojë Mbappev, ndoshta me dy goditje të mëdha si Haaland dhe Sancho, të dy te Borussia Dortmund.