Maqedoni, sot do të vendoset për regjim kufitar me Serbinë dhe Kosovën
Sharr Travel

Maqedoni, sot do të vendoset për regjim kufitar me Serbinë dhe Kosovën

Komisioni për Sëmundje Infektive në takimin e sotëm do të bisedojë për vendosjen e sërishme eventuale të regjimit të kufirit me Serbinë dhe Kosovën apo mbylljen e vendkalimeve kufitare me këto vende, duke pasur parasysh zhvillimin e situatës me koronavirusin në fqinjësi.

"Komisioni për Sëmundje Infektive në mënyrë aktive e ndjek situatën epidemiologjike me koronavirusin në rajon dhe vendet fqinje dhe është e mundur kthimi i masave në drejtim të parandalimit të rreziqeve potenciale për shëndetin e popullsisë në Maqedoninë e Veriut”, njoftuan dje nga Ministria e Shëndetësisë. /Alsat-m


MË SHUME NGA Rajoni