Mediat italiane, Interi gati të transferojë Alaba-n
Sharr Travel

Mediat italiane, Interi gati të transferojë Alaba-n

Interi nuk i ndahet mbrojtësve të Bundesligës. Pasi mori Hakimin nga Dortmundi, tani po mendon të sjellë në Milano edhe mbrojtësin e Bayern Mynihut David Alaba.

Austriaku është shumë i rëndësishëm për skemën e Antonio Contes pasi mund të luajë fare mirë në mbrojtjen me tre.

Thuhet se agjentët e Alabas kanë qenë para izolimit nga pandemia në Milano për tu takuar me drejtuesit e skuadrës së Interit. Mbrojtësi vlerësohet 50 milion euro nga skuadra bavareze, por ai mund të largohet si lojtarë i lirë nëse nuk rinovon kontratën e cila i skadon vitin tjetër. Lajmi bëhet i ditur nga “SportMediaset”

Të interesuar për Alaban janë edhe skuadra të tjera të mëdha si Real Madrid apo Manchester City, por Interi mund të ketë një avantazh. Zikaltërit mund të përdorin Perisiçin për të arritur tek mbrojtësi i Bayernit.